Shtëpitë me pronar lirohen më 1
nëntor, kredi ose azil për banorët
Banorët që banojnë ende në shtëpi, pronësia e të cilave u është njohur pronarëve të mëparshëm, do të marrin kredi 30-vjeçare pa interes, ose do të strehohen me qera në shtëpi sociale ose do të dërgohen në azile. Afati i fundit është 1 nëntori 2012.
Këshilli i Ministrave ka vendosur përfundimisht lirimin dhe dorëzimin e banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtare, në vijim referuar BKT, për kreditim, në kushtet deri 30 vjet afat, me zero% interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti. Kjo do të kryhet brenda datës 1 nëntor 2012. Sipas Aktit Normativ, ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të dorëzojë në BKT, deri më 5 shtator 2012, listën e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, që kanë aplikuar apo nuk kanë aplikuar ende në Entin Kombëtar të Banesave, me gjithë njoftimin publik të bërë më 4.11.2009. Lista publikohet e plotë edhe në faqen zyrtare të Entit Kombëtar të Banesave, brenda datës 5 shtator 2012.
LargimiKur lirimi dhe dorëzimi i banesës nuk ndodh brenda datës 1 nëntor 2012, pronari i pronës ose një përfaqësues ligjor i ngarkuar prej tij, me autorizim të posaçëm, i dërgon Entit Kombëtar të Banesave njoftimin respektiv dhe Enti Kombëtar i Banesave, brenda 2 ditëve pune nga marrja e njoftimit me shkrim, konfirmon, me shkrim, se qytetari është në listën e botuar për trajtim me kredi me 0% interes në vit, për një afat kohor deri në 30 vjet.
Ky konfirmim përbën titull ekzekutiv. Pas kësaj, pronari ka të drejtë t'i drejtohet shërbimit përmbarimor gjyqësor, pas lëshimit të urdhrit të ekzekutimit nga gjykata, që të bëjë lirimin e banesës. Për çdo qytetar të pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, që nuk liron banesat, veprohet si më poshtë. Ata trajtohen me strehim në banesa sociale nga këshillat bashkiakë, duke pasur përparësi në programet e banesave sociale për qira. Ose, për persona të moshuar, të paaftë të kujdesen dhe pa persona të tjerë në ngarkim, kur nuk dëshirojnë me deklarim me shkrim, sistemim me qira apo, sipas verifikimit të kryer, janë të paaftë të kujdesen për vete, bëhet sistemimi me strehimin e tyre në qendrat e përkujdesjes për moshat e treta (azile).
(gk/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:43
-
Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë
25 Nëntor, 16:37
-
Sërish spektakël në Ligën e Kampionëve
25 Nëntor, 16:36
-
Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban
25 Nëntor, 16:26
-
Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)
25 Nëntor, 16:23
-
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
25 Nëntor, 16:19
-
Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish
25 Nëntor, 16:14
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit
25 Nëntor, 15:46
-
Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!
25 Nëntor, 15:43
-
Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE
25 Nëntor, 15:41