Ngritja e flamurit kuqezi në vendin e parë në Europianin e Antalias, ishte një surprizë e bukur për të apasionuarit shqiptarë të peshëngritjes. por vendi i parë kampion Europe në peshën 77 kg për Qerimajn, është shoqëruar pak ditë më vonë me pezullimin për doping.
Por tashmë ka ardhur edhe një sanksion i rëndë nga federata botërore e peshëngritjes e cila e pezullon shkodranin deri më 22 Maj të vitit 2016, pra një dënim 4 vjecar, që e ka tronditur jo vetëm sportistin por edhe opinionin. Ngatërresa e tij, për marrjen e kësaj substance ushqyese, e cila ishte në listën e vitaminave të ndaluara prej 2011, e penalizon kështu rëndë.
Erkand Qerimaj ka humbur titullin kampion Europe të cilin e fitoi në Antalia pak javë më parë, si dhe të drejtën për të qenë në olimpiadën e Londrës që nis në korrik 2012. Methyl-hexanamine quhet substanca e cila ka penalizuar Qerimaj, i cili kreu dy teste surprizë, një përpara, dhe një gjatë Europianit.
(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com