Shtatë persona dënohen me 87 vjet burg

Shtatë persona dënohen me 87 vjet burg
Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Peja i ka shpallur të pandehurit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi, Ahmet Neziraj, Ilmi Lufaj, Himë Krasniqi dhe Selman Gashi fajtorë për krim të organizuar dhe rrëmbim.

Përmes një njoftimi, EULEX njofton se atyre u janë shqiptuar dënime me burgim prej gjithsej tetëdhjetë e shtatë vjetësh. 
Të akuzuarit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi dhe Himë Krasniqi janë dënuar edhe për posedim të kundërligjshëm të armëve, thuhet në njoftim. 
Të akuzuarit duke vepruar si një grup i organizuar kriminal, kur më 21 shtator 2010 e kishin rrëmbyer biznesmenin Azem Morina nga fshati Gllarevë në Komunën e Klinës. Morina ishte mbajtur peng për dyzet e katër ditë, ndërsa për të ishte kërkuar shuma prej tre milion eurosh.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore