TIRANE- Këshilli Kombëtar i Restaurimit, mes Monumenteve të Kulturës që priten t’i nënshtrohen restaurimit, ka përzgjedhur shtatë objekte kulti. Një nga projektet e përfshira në këto objekte kulti është edhe shpella me piktura në Kostar. Gjashtë të tjera janë kisha, monumente kulture të kategorisë së parë.