Si është e mundur që kur presim qepën e keni të pashmangshme qarjen? A ke një mënyrë për të shmangur këtë? Po, ekziston një mënyrë për të mos qarë. Thjesht duhet të ndiqni këto këshilla:
1.Enzima që ju shkakton qarjen lëshohet, kur qelizat shkatërrohen. Prandaj, duke përdorur një thikë të hollë e të mprehur mirë do të arrish të copëzosh qepën, në vend që ta prishësh, duke sjellë një lëshim më të vogël të enzimave.
2.Bëni mirë që të vendosni qepët që do të prisni përreth 10-15 minuta në ngrirje. Kështu do të reduktoni sasinë e enzimës së lëshuar. Kjo mënyrë shihet si më efikasja nga specialistët e gatimit.
3.Tjetër metodë mund të jetë edhe vënia e syzeve mbrojtëse, ose veshja e një maske në fytyrë.
4.Mund të mbani të vendosura edhe lente kontakti, që krijojnë një barrierë mes sipërfaqes së syve dhe gazit që lëshohet nga qepa.
5.Një mënyrë tepër efikase është edhe të presësh qepën, duke e futur në ujë. Kjo redukton mundësinë e lëshimit në ajër të enzimës që shkakton lot. Efekti bllokues do të jetë më i madh, nëse e fusni në ujë me kripë.
6.Prerja e qepës mund të bëhet edhe në një vend ku mund të jetë duke vluar ndonjë ibrik, apo enë me ujë. Avulli largon gazin lotsjellës.
7.Gjatë prerjes së qepës mund të ndizni edhe një qiri, duke e vendosur diku afër vendit të prerjes. Gazi i lëshuar nga qepa do të thithet nga flaka e qiririt.
8.Përveçse duhet të marrësh frymë përmes gojës, gjatë prerjes është mirë që edhe të vërshëlleni, pasi kjo prodhon një fluks ajri që do të ndalojë gazin e keq që t'i drejtohet fytyrës tënde.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com