Policia e Tiranës shoqëroi 64 persona, nga të cilët 7 u arrestuan, pasi një ditë më parë morën pjesë në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Mësohet se të arresutarve janë drejtuesi i Vetëvendosjes Bolken Abazi, Kasteriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit, si pasojë 7 efektivë të patrullës mbetën të lënduar.

Të 7  personat e arrestuar akuzohen për "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme".

"Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja". Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin "Nënë Tereza" dhe janë jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia thotë se 21 persona u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme".

Ndërsa për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit kishte edhe një apel për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
Report TV siguron videon: Ja si protestuesi qëlloi efektivin e policisë

Report TV ka siguruar videon e momentit kur një aktivist ka goditur një prej efektivëve të policisë.

Siç duket edhe në video, teksa një efektiv ishte duke komunikuar me një prej efektivëve, ai ka sulmuar policin duke e qëlluar në kokë. 

1589791512_mertiri001.jpg