Shtator, përfundon reforma
e sistemit të inspektimit

Shtator, përfundon reforma<br />e sistemit të inspektimit
TIRANE - Fundi i muajit shtator do të shënojë mbylljen e reformës së inspektoriateve, duke i hapur rrugë funksionimit të plotë të Inspektoriatit Qëndror, që parashikohet me ligj që të jetë organi koordinues i kontrolleve në vend. Një udhëzim i kryeministrit në ikje Sali Berisha përcakton javën e tretë të muajit shtator si afat për evidentimin dhe regjistrimin në një regjistër kombëtar unik të të gjithë inspektorëve që janë sot pjesë e inspektoriatëve në vend.

Reforma e inspektoriateve vlerësohet si një nga reformat më të rëndësishme të realizuara sëfundmi. Pjesë e kësaj reforme ka qenë reduktimi i numrit të inspektoriateve duke lënë në fuqi vetëm 1/3 e atyre ekzistues. Po ashtu, në ndihmë të biznesit qeveria ka shkurtuar afatet e inspektimit nga 45 ditë në 12 ditë.

Sistemi i ri i inspektimit është vlerësuar si një barrierë e fuqishme ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, për faktin se rrit transparencën nëpërmjet ndjekjes në kohë reale të gjurmës së inspektorit në vendin e inspektimit. Ndërkohë, nuk dihet në se do të miratohet zbatimi i kësaj reforme nga mazhoranca e re qeverisëse, apo do të zgjedhë një formulë tjetër.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë