TIRANE- Ministria e Financave raporton në Kuvend se në fund të muajit shtator ka një bllokim të kryerjes normale të pagesave në sistemin e Thesarit, ndërkohë që janë ezauruar thuajse tërësisht mundësitë e shtetit për huamarrje të re.

Kjo, si rezultat i mosarkëtimit të të ardhurave në përputhje me treguesit fillestarë të miratuar në ligjin e buxhetit të vitit 2013. Kjo situatë ka filluar të rëndohet që në muajt korrik-gusht, duke arritur në nivele tepër të larta aktualisht. Pagesat e bllokuara variojnë në intervalin  rreth 8-9 miliardë lekë. Bllokimi i pagesave ka përfshirë edhe fatura që lidhen me furnizimin me ushqime, karburant, medikamente etj.

(sg/shqiptarja.com)