Muaji shtator pritet të shënojë hapat e parë Qeverisë për dialog me banorët e veriut. Zyrtarë të Qeverisë bëjnë thirrje për angazhimin e të gjithëve, në mënyrë që përpjekjet të rezultojnë me integrimin e veriut në pjesën tjetër të Kosovës.
Mirëpo, partitë opozitare, AAK dhe Vetëvendosje, shprehen skeptike për kapacitetet e kësaj qeverie që ta trajtojë çështjen e veriut.
Qindra serbë dje kanë protestuar rreth gjysmë ore në pjesën veriore të Mitrovicës.
Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tha se protesta ka përfunduar e qetë.
Protesta është mbajtur si reagim ndaj arrestimit të djeshëm nga policia e Kosovës, të Jovica Milkoviqit, i dyshuar për pjesëmarrje në demolim të shtëpizës së policisë, e cila ishte vendosur në lagjen `Tre Rrokaqiejt`, pas vrasjes së Selver Haradinajt.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com