Shtatori 'i nxehtë' i politikës shqiptare, Gjykata Kushtetuese do të jetë në fokus të debatit (VIDEO)

Shtatori pritet të rindezë motorët e politikës shqiptare, pas një pauze një mujore gjatë gushtit të nxehtë. Fillimi i muajit të ardhshëm do të shënojë dhe rinisjen e një sesioni të ri parlamentar i cili nuk pritet të jetë më i qetë se ai që lam pas.

Politika në tërësi e më pas parlamenti do të duhet të implementojnë ndryshimet në kodin e ri zgjedhor që prodhon ndryshimi i kushtetutës. Koha nuk është në favor të ligjvënësve edhe nëse arrihet dakordësia politike jashtë dyrve të parlamentit.  

Palët kanë artikualuar jo zyrtarisht se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në 18 prill të 2021.

Ndryshimet në kod do të përcaktojnë pikat më të nxehta të palëve politike, sa përqind do të hapen listat, do ngelet votimi me qarqe, apo do bëhen disa rajone më të mëdha dhe a do të ndalohen apo jo koalicionet parazgjegjore, të kundërshtuara fort nga pd lsi.

Ndërsa puna në Këshillin Politik pritet të rinisë në vjeshtë.

Në këshillin politik do të diskutohen edhe cështjet që nuk u realizuan për 6 muaj bisedime me të gjitha palët politike, sic është depolitizimi i administratës zgjedhore, implementimi i teknologjisë jo vetëm për identifikimin e zgjedhësve por edhe për numërimin e votave dhe vota e emigrantëve.

Por përveç projektligjeve, puna në Kuvend këtë fund gushti e fillim shtatori do të ketë tjetër fokus, zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re e cila duhet të jetë gati brenda muajit nëntor. Pra KQZ e re duhet të ngrihet brenda 90 ditëve. Anëtarëve të kqz u ka mbaruar mandate por ata do të nqndrojnë në detyrë deri sa të zgjidhet struktuara e re.

Kuvendi pritet të nisë procedurat për kandidimin për Komisionerin, nënkomisionerin dhe anëtarët e dy organeve të tjera të KQZ-së. Do të jetë një komision i posacëm i cili do të ketë përfaqësues dhe nga opozita e bashkuar, jashtë parlamentit.

Në qendër të debatit pritet të jetë dhe çështja e Gjykatës Kushtetuese.  Kur dukej se kushtetuesja ishte pranë plotësimit me dy anëtarët e rinj për ta  çuar numrin në gjashtë ka ndodhur krejt e kundërta. Nga nënta kandidatë në garë sipas këshillit të emërimeve në drejtësi, tre janë tërhequr dhe 6 nuk plotësojnë kushtet. Me këtë situatë kushtetuesja ka hyrë sërish në ngërç duke bërë që të rrezikohet funksionimi i saj edhe përgjatë muajve të mbetur të 2020.

Në 7 shtator do të mbahet seanca plenare e sesionit të shtatë parlamentar.

Dy dekrete kthyera nga presidenti Ilir Meta presin ende vendimarrje, ligji për AMA-n i etiketuar si ligji për antishpifje dhe ligji për pronat shtetërore të kthyera për shqyrtim gjatë sesionit që lam pas.

Komisioni i Venecias rrëzoi dy herë Partinë Socialiste, njëherë duke i dhënë të drejtë presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe po ashtu duke rrezuar paketën Antishpifje. Sipas Komisionit të Venecias ligji ka probleme dhe nuk është gati për miratim. Ky qendrim i Venecias mori dakordësinë e kryeministrit Rama për të adresuar të gjitha sugjerimet e Venecias në ligj.

Një tjetër ligj i rikthyer për shqyrtim nga presidenti Meta dhe që pritet të marrë votën e ligjvënësve në Kuvend është ligji për pronat shtetore. Sipas kreut të shtetit ligji rrezikon të shkaktojë problematika në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë dhe se periudha 7 ditore e shqyrtimit nuk mjafton.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit