Shtatori më i lirë! Shëngjini i mbushur me turistë! Sulaj: Më mirë se vitet e kaluara

LEZHË- Edhe pse gushti i temperaturave të larta iku dhe moti është i paqëndrueshëm, plazhi i bregdetit të Shëngjinit vijon të jetë i preferuar për pushuesit.

Sezoni turistik veror nuk ka ndaluar për pushuesit në Shëngjin pasi vija bregdetare vijon të jetë e populluar edhe në këto ditë të para të muajit shtator.

Nisur nga prenotimet, për operatorët turistik pritshmëritë janë mjaft pozitive, pasi çmimet më të ulëta në këtë periudhe tërheqin pushuesit ku më të shumtët janë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

 “Janë krejt të kënaqur edhe për muajin shtator ka filluar më mirë se vitet e kaluara. Edhe prenotimet shumë mirë dhe për muajin shatir nuk e pritnim këtë fluks. Po të mbajë koha për mua shtatori do të shkojë në kapacitet të lartë”, tha Besnik Sulaj, Operator Turistik.

 “Pritshmëritë e këtij viti janë jashtëzakonisht shumë të mira dhe kapacitet janë thuajse komplet të ezauruara. Deri tani jemi shumë mirë. Për këtë fundjavë jemi komplet të pronetuar. Shpresoj që të vazhdojme kështu edhe koha të jetë në favorin tonë”, u shpreh  Xhulio Nikolli, Menaxher Resorti.

I preferuar nga turistë vendas dhe të huaj, vitet e fundit Shëngjini është kthyer në  një destinacion turistik ku numri i pushuesve ka ardhur në rritje nga viti në vit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite