Shtatori, muaji i parë i qeverisë
Rama, asnjë shenjë rritje në buxhet
Të dhënat e statistikave fiskale të ministrisë së Financave për shtatorin flasin për një situatë shumë të vështirë në realizimin e zërave të buxhetit
TIRANE- Të dhënat e statistikave fiskale të ministrisë së Financave për shtatorin flasin për një situatë shumë të vështirë në realizimin e zërave të buxhetit. Deri të fund të shtatorit, deficiti buxhetor ishte sa 96% e gjithë planit vjetor, ose 10 miliardë lekë më shumë se plani
Me të ardhurat që ishin gati 10 miliardë lekë më pak me bazë vjetore për 9 mujorin dhe shpenzimet që ishin 22.5 miliardë lekë më shumë se janar-shtatori 2012, deficiti buxhetor u rrit me 32.5 miliardë lekë për periudhën në fjalë. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat fiskale të Ministrisë së Financave për shtatorin. Deri të fund të shtatorit, deficiti buxhetor ishte realizuar sa 96% e gjithë planit vjetor (buxhetit vjetor të ndryshuar pas privatizimeve).
Deficiti buxhetor për 9 mujorin rezulton kështu rreth 10 miliardë lekë më shumë se plani. Në këto kushte, me Aktin Normativ që kaloi së fundmi në parlament, qeveria vendosi që të rrisë kufirin e borxhit vjetor edhe me rreth 24 miliardë lekë, që do të sigurohet tërësisht nga financimi i brendshëm.
I lartë ka qenë ritmi i rritjes së shpenzimeve kapitale sidomos në 6 muajt e parë të vitit, periudhë që përkon me situatën parazgjedhore. Në shtator, psh, shpenzimet kapitale ishin 30% më të ulëta se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm.
Ndërsa në shtator kur u ndërruan zyrtarisht pushtetet, të ardhurat në buxhet ishin 24.5 miliardë lekë, duke rezultuar 6.5% më pak se e njëta periudhë e vitit të kaluar dhe rezultati më i dobët që nga shtatori i vitit 2008.
TVSH-ja vijon të jetë zëri që në vlerë absolute ka rendimentin më negativ në mbledhjen e të ardhurave buxhetore, duke ndikuar në gati 65% të rënies. Zëri i dytë më negativ ishte ai i akcizës, që arriti në rreth 26 miliardë lekë, me një rënie prej 8.9% apo 2.5 miliardë lekë, në raport me periudhën janar-shtator 2012.
Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.2%
-
Jo
62.8%
-
Deri diku
4%
Vota total: 374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 12:41
-
NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim
28 Nëntor, 12:34
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55