TIRANË-PRISHTINË - Pritet të mbërrijë sot në mbrëmje në Prishtinë shtatorja e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, e nisur po sot nga Tirana.
Ndërsa nesër komuna e Prishtinës do të bllokojë rrugën ‘Agim Ramadani’ prapa Teatrit Kombëtar nga ora 11 e 30 deri në ora 13:00. Në këtë kohë do të bëhet vendosja e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në sheshin që mban emrin e tij, transmeton KTV.
Zbulimin e shtatores do ta bëjnë kryebashkiaku i Prishtinës Isa Mustafa, presidentja Atifete Jahjaga, ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe gruaja e presidentit të ndjerë, Fana.
Nënkyetari, Avdullah Hoti ka thënë se ndihmë të madhe në organizimin e ceremonisë komunës i ka dhënë edhe presidenca. Hoti ka bërë me dije se në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe familja Rugova dhe shumë qytetarë për orientimin e së cilëve do të kujdeset policia.
Në një konferencë për media, komuna e Prishtinës ka shpalosur detaje rreth ceremonisë shtetërore, e cila do të mbahet të premten në mesditë në sheshin që mban emrin e tij.
Shtatorja është e gjatë 4.25 centimetra dhe është punuar nga skulptori nga Tirana, Julian Muçollari.
Finalizimi i shtatores, ka kushtuar 135 mijë euro.

(Në foto: Shtatorja e Ibrahim Rugovës dhe skulptori i saj, Julian Muçollari).
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com