Shtatorja e Violeta Manushit
së shpejti në Tushemisht

Shtatorja e Violeta Manushit <br />së shpejti në Tushemisht
KORÇË - Artistja e Popullit,Violeta Manushi,e cila u nda nga jeta pesë vjet më parë së shpejti do të ketë shtatoren e saj. Skulptorët Vasillaq Kolevica dhe Vaskë Spahia prej muajsh kanë filluar punën, duke punuar portretin e aktores së njohur, i cili shumë shpejt do të jetë gati, duke risjellë edhe njëherë figurën e saj, por tashmë në një shtatore si shenjë të përjetësimit.

Skulptorët Kolevica dhe Spahia tregojnë se ideja për të krijuar një shtatore për personazhin e Ollgës ishte e kreut të komunës Buçimas, Roshi Tollozhina. Kjo ide u prit shumë mirë prej dy skulptorëve, pasi sikurse pohojnë dhe vetë, ishte një ide demokratike. Në vëndin tonë ka shumë shtatore, kushtuar kryesisht njerëzve të luftës dhe penës, por aspak figurave që kanë lënë gjurmë në kinema, shprehet skulptori Vasillaq Kolevica, njëri prej autorëve të shtatores.

teto ollga
(Në foto: Shtatorja e "teto Ollgës", që po punohet nga skulptorët Vasillaq Kolevica dhe Vaskë Spahia)

Ndërkohë,të pyetur se sa e lehtë apo e vështirë ka qënë të krijoje një shtatore për aktoren Manushi, duke u mbështetur tek personazhi i Ollgës, skulptorët shprehen se nuk ka qënë shumë e vështirë, pasi si udhërrëfim ka shërbyer gjithmonë karakteri i krijuar tek filmat ”Zonja nga qyteti”dhe “Shoqja nga fshati”. “Jemi munduar t’i afrohemi sa më shumë figurës dhe karakterit të krijuar në film. Ka qënë një bisedë e hapur për të arritur atje ku duhet dhe atë që publiku pret prej figurës sëVioleta Manushit apo teto Ollgës”, shprehet skulptori Vaskë Spahia.

Shtatorja kushtuar aktores Violeta Manushi pas përfundimit do të vendoset në Tushemisht, aty ku dhe spikati më së shumti personazhi i saj teto Ollga.Violeta Manushi lindi në 6 mars të vitit 1926 në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë në 7 korrik të vitit 2007. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë ashtu edhe në kinematografi. Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i fundit i aktores së madhe ka qënë tek tragji-komedia,”Streha e të harruarve”,shkruar nga Ruzhdi Pulaha.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve