Shtatzania apo rregullat mbretërore?! Meghan Markle humb ditën më të bukur të mikes së zemrës

Shtatzania apo rregullat mbretërore?! Meghan Markle humb ditën më të bukur të mikes së zemrës

Priyanka Chopra dhe dyshja mbretërore Meghan Markle, Princ Harry

Dasma e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas do të zhvillohet këtë fundjavë në një pallat, në Jodhpur, Indi. Ajo që i ka rënë në sy mediave është fakti se Meghan Markle dhe Princ Harry nuk do të jenë në dasmën që bashkon Hollywood-in dhe Bollywood-in, kjo pavarësisht se Priyanka, nuk mungoi në ceremoninë e dasmës mbretërore, ku mikja e saj e ngushtë u martua me Princ Harryn.

Disa burime i konfirmuan këto zëra duke thënë se “Meghan nuk do të shkojë në dasmën e Priyanka-s, sidomos prej faktit se tani është shtatzënë”. Por përveç shtatëzanisë së Dukeshës, një tjetër motiv që ka penguar çiftin të udhëtojë drejt Indisë, është edhe siguria, gjë që pengoi Meghan dhe Harryn të ndiqnin edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar.

Meghan, Harry, Priyanka dhe Nick janë parë disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Çiftet ishin së bashku në Oksofordshire, në korrik, në javën kur Nick i propozoi Priyankas.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)