Shtatzënia e Flories në Vjenë
Klinika austriake: Po hetohet

TIRANE - Klinika Gmundnerberg, në Vjenë të Austrisë ku Florie Peçi qëndroi pas aksidentit tragjik të 21 majit në Himarë nuk pranojnë të japin informacion, por shprehen se po bashkëpunojnë për hetimet.

TV A1 Report dhe Shqiptarja.com kërkuan një reagim zyrtar nga qendra e terapisë neurologjike në lidhje me akuzat e familjarëve për abuzim seksual me Florie Peçin gjatë qëndrimit në këtë qendrën e rehabilitimit, si rrjedhojë e së cilës, sipas familjarëve, Florije Peçi është shtatzënë 5 muajshe.

“Ne konfirmojmë se Florije Peci ishte një paciente për rehabilitim qendrën në neurologjike të Gmundnerberg. Ju lutem kuptoni se aktualisht ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi akuzat. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritet dhe mbështesim të gjitha hetimet”- Shkruan drejtori i qendrës Moser Hermann në përgjigjen e ardhur me e-mail në adresë të redaksisë së Shqiptarja.com.

Shtëpia neurologjike rehabilituese ndodhet në Gmundnerberg, 800 metra larg mbi liqenin Traunsee. Ajo ka 120 dhoma me 1 dhe 2 shtretër dhe konsiderohet një prej objekteve të suksesshme e të përparuara diagnostikuese, të trajtimit të rehabilitimit në Austri. Ekipi i klinikës përfshin specialistë si neuropsikologë, terapistë dhe infermierë.

Sipas vëllait të Florijes, Gazmend Peçi Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri”.

 	florije peçi

(Foto: Pergjigjja me email e drejtorit të qendrës neurologjike të Gmundnerberg)

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?