Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Angli. Në pranga kanë rënë 6 persona që akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia ra në gjurmët e tyre pasi fillimisht gjeti një makina brenda së cilës kishte kanabis me vlerë 300,000 paund. Kjo më pas i çoi në zbulimin e shtëpisë së barit.
Në pranga kanë rënë Visar Sellaj, 33 vjeç, nga Newnham Road, Londër, që njihej dhe si kreu i bandës. Ai u la në burg për gjashtë vjet e nëntë muaj. Kujtim Brahaj, 50 vjeç, nga Wellington Road, Enfield, u la në burg për tre vjet e dy muaj; Indrit Brahaj, 27 vjeç, nga WShitings Road, Barnet u la në burg për katër vjet e katër muaj, Bledar Elezaj, 36 vjeç, u burgos për tre vjet, Erblin Elezaj, 33 vjeç, u la në burg për pesë vjet e dy muaj dhe Andi Kokaj, 23 vjeç, u la në burg për tre vjet.
Të gjashtë u deklaruan fajtorë për prodhim dhe posedim kanabisi. Të përfshira janë edhe dy gra të cilat ua kishin dhënë shtëpitë e tyre me qira shqiptarëve. Pronare është një 73-vjeçare e quajtur Yoko Banks. Edhe ajo është arrestuar gjithashtu.
Gjatë operacionit në shtëpitë e barit në tre ndërtesa të ndryshme në Harrogate të North Yorkshire policia gjeti kanabis me vlerë 240,000 paund. Autoritetet e kanë cilësuar bandën e shqiptarëve si shumë të rrezikshme dhe finalizimin e operacionit e cilësojnë si një nga sukseset më të mëdha të tyre.
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16.6%
-
Jo
78%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
BOKS/ Londra ‘vishet’ kuqezi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’
23 Nëntor, 15:25
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Itali/ Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, dy shqiptarët 31-vjeçarë kapen duke shitur drogë! Burgosje dhe dëbim nga vendi
21 Nëntor, 17:35
-
Tiranë/ Ishte dënuar me 8 vite burgim për drogë në Shkodër, vdes te Onkologjiku i QSUT-së italiani 64-vjeçar! Pësoi arrest kardiak
19 Nëntor, 15:04
-
I gjetën 56 kg kanabis në kamion, policia arreston babë e bir në Kapshticë! Po e transportonin drejt Turqisë (EMRAT)
19 Nëntor, 09:41
-
Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve, familja mbretërore në panik
18 Nëntor, 15:21
-
Itali/ 26-vjeçari vdes pasi thithi tullumbacen me azot, po festonte ditëlindjen me shokët, konsumoi ‘drogën e të qeshurës’
18 Nëntor, 14:03
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
16 Nëntor, 15:33
Arrestimi i dy pronareve te shtepive me duket pa vend.Ku e dinin ato se c'benin keta krimbat e kanaleve te zeza? Ndoshta qirane ua paguanin me cek te derguar ne poste,ose te depozituar direkt ne banke dhe ato nuk kishin nevoje t'u shkonin ne shtepi!
PërgjigjuNe Chamberlayne road ketu ne London keni mje trafikante Shqiptaro italiane qe bashkpunon me nje shqiptar te rrezikshem qe meret me narkotik Leviz me nje minicontyman te bardh kjo funderina qe po hapet shum bythsh
PërgjigjuQelbesirat e kombit! Plehra si puna ketyre i nxijne faqen edhe atyre qe punojne me ndershmeri.
Përgjigju