Një banesë njëkatëshe ishte përshtatur në laborator për kultivimin e kanabisit në fshatin Pobrat të Dimalit.
Policia ra në gjurmë pasi zbuloi se në banesën e Bejdo Rapos kishte një ambient që furnizohesh me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Gjatë kontrolleve në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.
Në pranga u vu Bejdo Rapo, 21 vjeç që ishte pronari i banesës dhe Igli Borova 29 vjeç. Ky i fundit u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". Gjithashtu në pranga ra dhe vëllai i tij Frederik Borova, 25 vjeç, të dy banues në Fier.
Në kuadër të këtij operacioni, u bë arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit Renato Mingo, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe Eriglen Bejdo, 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Operacioni u kodua "Pobrati"
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.7%
-
Jo
49.8%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë
17 Korrik, 10:36
-
Dimal/ Organizonte lojëra fati, arrestohet 51-vjeçari me pistoletë stilolaps dhe municion luftarak
13 Qershor, 09:22
-
Angli/ Katër shqiptarë dënohen me burg, vodhën 'shtëpinë e barit' në nëntor (EMRAT)
11 Maj, 15:49
-
Banorët e dy fshatrave në Dimal si në Mesjetë: S'kemi rrugë, të sëmurët i çojmë në spital me gomar! Hesht kryebashkiakja Memaj
8 Maj, 14:23
-
Dalin pamjet nga ‘shtëpia e barit’ në Tepelenë, momenti kur mësyn policia! Sekuestrohen 249 bimë narkotike dhe 25 kg kanabis
8 Maj, 11:29
-
Investigimi i 'Express': Tiktokerat shqiptarë që fitojnë famë duke promovuar trafikun ilegal dhe shtëpitë e barit në Angli
15 Prill, 12:27
-
U përgjua telefonata me kunatin që mbillte kanabis, si ra në ‘grackën’ e policisë Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca
11 Prill, 12:39
-
U kapën në çatinë e mbjellë me 600 rrënjë kanabis, dënohen dy shqiptarët në Angli (EMRAT)
2 Prill, 21:50
-
S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit
29 Mars, 14:05
-
EMRA+FOTO/ Dënohen me nga 14 muaj burg 2 shqiptarët në Britani! Policia i gjeti teksa kujdeseshin për kanabis me vlerë 350 mijë paund
25 Mars, 21:11
-
Britani/ 33-vjeçari dënohet me 15 muaj burg, u kap brenda shtëpisë së barit me vlerë 70 mijë paund
9 Mars, 18:20
-
Britani/ Shkuan për të prerë dritat, punonjësit e kompanisë zbulojnë ‘shtëpi bari’ me vlerë 1.5 mln paund! 3 shqiptarë të arrestuar (EMRAT)
8 Mars, 18:22