'Shtëpi bari' pranë komisariatit, arrestohen 4 shqiptarë në Belgjikë

'Shtëpi bari' pranë komisariatit, arrestohen 4 shqiptarë në Belgjikë

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge, pasi akuzohen për kultivim të kanabisit brenda një banese në qytetin e Roeselare. Ngjarja ka ndodhur që në muajin shkurt, por tashmë është publikuar nga mediat vendase pasi është zbuluar se shtëpia private ku ishte mbjellë kanabisi ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë.

Sipas mediave vendase efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme.

Tashmë këta shqiptarë të arrestuar do të përballen me drejtësinë për kultivimin e bimëve narkotike. Ata do të dalin në gjykatë të hënën e ardhshme. Drejtuesi i tyre rrezikon deri në 2 vite burg.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar