'Shtëpia balenë'/ Prona më e çuditshme në Amerikë

 'Shtëpia balenë'/ Prona më e çuditshme në Amerikë

Shtëpia në Amerikë

Kjo shtëpi e cila u ndërtua në vitin 1978, në qytetin e Santa Barbaras në Kaliforni, cilësohet si një prej pronave më të çuditshme në Amerikë, falë dizajnit të saj të veçantë. Dhe tani të gjithë pushuesve që duan ta vizitojnë këtë shtëpi, i jepet mundësia për të qëndruar në të kundrejt vlerës prej 625 dollarë amerikanë/ netë qëndrimi.

Në oborrin e kësaj shtëpie, në pjesën e pasme të saj ndodhet një pishinë rreth 23 metra katror, e cila konsiderohet ndryshe edhe si bishti i balenës. Kjo shtëpi e cila mund të mirëpresë deri në nëntë njerëz u dizenjua nga Michael Carmichael, të cilit iu deshën plot tre vjet deri sa ta përfundonte të gjithën.

Në katin e dytë të kësaj shtëpie ndodhet kuzhina, dhoma e ndenjes dhe dhoma me ngrënies, ku të tre dhomat lidhen me njëra tjetrën si të ishin një rreth i vetëm. Në katin e saj të tretë ndodhet dhoma kryesore e gjumit, e cila ka gjithashtu edhe një vaskë e vogël me hidro-masazh dhe një ballkon nga ku duket i gjithë kopshti përpara shtëpisë.

Ndërsa në katin e fundit ndodhen edhe dy dhoma të tjera gjumi për miqtë. Edhe kopshti përpara shtëpisë të ofron të gjithë hapësirën e nevojshme si për të zhvilluar lojëra të ndryshme, apo edhe për të ngrënë një drekë në ambient të hapur./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë