Shtëpia bazë e UÇK-së, zbulohen pllakat përkujtimore në Kukës! Për më shumë se dy dekada, hapën dyert për luftëtarët shqiptarë

Në kujtim të ditës së çlirimit së Kosovës, në Breg Lumë të Kukësit u zbuluan dy pllakat përkujtimore në shtëpitë e 2 familjeve shqiptare që për më shumë se dy dekada, hapën dyert e shtëpisë së tyre për UÇK-në.

Për më shumë se dy dekada ishte shtëpia që priti dhe përcolli qindra luftëtarë shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që iu dedikuan luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Prej vitit 1991 shtëpia e Hasan e Ali Bajrës dhe Ali Dida, nga Kukësi nuk ishin vetëm e familjarëve Bajra dhe Dida. Në përkujtim të datës historike të çlirimit të Kosovës, në Breg Lumë të Kukësit u zbuluan pllakat përkujtimore të UÇK-së, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë gjatë luftës në Kosovë në vitet ‘97 ,‘98 dhe ‘99.

“Në emër të të gjithë luftëtarëve por edhe atyre që dhanë jetën për luftën e Kosovës. Ne ishim prej djemve të orëve të para që kemi gjetur mbështetje në familjën Kovaçi, prej vitit 1991 dhe deri në përfundim të liftës. Ndamë emocione dhe kujtuam ata që nuk janë sot në mesin tonë. Kanë merita të jashtëzakonshme për lirinë që e gëzon sot populli shqiptar”, u shpreh Zafir Berisha ish komandant.

Për gjeneralin Kudusi Lame, pllakatet shënojnë piketa historike pasi Kukësi dhe rrethinat gjithmonë ka qenë bazë e luftërave për liri që janë zhvilluar nga shqiptarët.

“Në përvjetorin e Çlirimit të Kosovës është një tregues që historia nuk fillon sot. Rruga historike ka ardhur prej kohësh ndaj vendosja e pllakatave të tyre është me shumë vlerë pasi unë i konsideroj piketa historike, të cilat trasojnë rrugën nga e kaluara drejt së ardhmes. Trojet shqiptare kanë bërë një luftë titanike për të ardhur deri këtu”, u shpreh Kudusi Lame.

Sulejman Kovaçi dhe Fidaim Dida thanë se në shtëpitë e familjeve të tyre kanë gjetur strehë shumë patriotë e luftëtarë të UÇK-së.

“Kjo shtëpi ka qenë bazë e logjistikës për të gjithë zonë e Prizrenit për të përcjellë me qindra luftëtarë nga shtëpia ime në Përbreg poshtë janë armatosur dhe janë future brenda për t’u bërë gati për në luftë”, shprehet Sulejman Kovaçi

“Kjo shtëpi që po shihni pas meje ishte baza kryesore që vinin djemtë nga Kosova dhe nga diaspora për t’u futur në luftë dhe për t’i dalë zot vatanit, strehoheshin, furnizoheshin e përcilleshin me sigurinë më të lartë nga bjeshkët e stanit deri në kufi. Këtë ditë duhet t’ia përçojmë edhe brezave që vijnë që të kenë historinë e vet, e ta mbajnë gjallë atë”, tha Fidaim Dida.

Me titullin e mirënjohjes u nderuan 13 familje që shërbyen i baza ushtarake të UÇK-së nga kjo zonë mes tyre dhe dy mjekët Shaqir Shehu, Astrit Haziri si dhe Ylber Vata.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar