/ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë dënoi me tone shumë të ashpra sulmin kundër selisë së të përjavshmes satirike franceze "Charlie Hebdo" që shkaktoi sot 12 të vdekur.
"Shtëpia e Bardhë solidarizohet me familjet e atyre që humbën jetën dhe u plagosën në këtë sulm", deklaroi Josh Earnest, zëdhënësi i presidentit amerikan, Barack Obama, në stacionin televiziv MSNBC.

Një sulm me kallashnikov dhe raketahedhës nga të paktën dy persona të maskuar në selinë e të përjavshmes satirike "Charlie Hebdo" ka shkaktuar 12 të vdekur, dy prej të cilëve policë, bënë të ditur sot burime hetimore, një akt i pazakontë kundër një organi shtypi në Francë.