/ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë u kërkoi sot drejtuesve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Greqisë të arrijnë një kompromis me qëllim për t'i mundësuar kësaj të fundit të qëndrojë në zonën euro, pas fitores së "jo"-së në referendumin grek.
"Referendumi përfundoi, por vizioni ynë mbetet i njëjtë", theksoi Josh Earnest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë duke shtuar se ishte në iteres të dy palëve për të gjetur një zgjidhje që i mundëson Greqisë të qendrojë në Eurozonë.
"Detyra me të cilën drejtuesit evropianë janë përballur mbetet e njëjtë", theksoi ai.
Earnest u kërkoi palëve të bien dakord për një sërë reformash dhe një financim që i mundëson Greqisë të jetë një rrugën e duhur për një menaxhim afatgjatë të borxhit, por gjithashtu dhe një rritje ekonomike.
"Presidenti amerikan, Barack Obama zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike me homologun francez, François Hollande mbi Greqinë", theksoi Shtëpia e Bardhë.
Dy krerët përmendën rëndësinë e gjetjes së një rruge për t'i mundësuar Greqisë të ndërmarrë reformat dhe të ktheht drejt rritjes ekonomike (...) brenda zonës euro duke pranuar se për këtë do të ishte e nevojiteshin kompromise të vështira nga të gjitha palët.
Në pritje të samitit vendimtar sot në mbrëmje drejtuesit evropianë janë të ndarë për rifillimin e negociatave me Greqinë që ndodhet më shumë se kurrë në një situatë shumë të vështirë financiare.