Shtëpia e Bardhë thirrje për përshpejtimin e ndihmave për Ukrainën përpara ardhjes së dimrit, Putin urdhëron ushtrinë të shtojë edhe 170.000 trupa

Shtëpia e Bardhë thirrje për përshpejtimin e ndihmave për Ukrainën përpara ardhjes së dimrit, Putin urdhëron ushtrinë të shtojë edhe 170.000 trupa

Ushtarakët ukrainas gjatë një manovre në Kharkiv

Kongresi duhet të veprojë me shpejtësi për të ofruar ndihma për Ukrainën përpara fundit të këtij muaji, pas të cilit do të bëhet shumë e vështirë dhënia e ndihmës që i nevojitet Kievit, tha gjatë një konference shtypi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Na duhet kjo ndihmë menjëherë, në mënyrë që të mund ta dërgojmë pa ndërprerje”, tha zoti Kirby.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën jetike për energjinë të Ukrainës këtë dimër, siç veproi vitin e kaluar,  shkruan Voa.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se u takua me komandantët ushtarakë të premten për të diskutuar mënyrat për të prodhuar "rezultate konkrete" vitin e ardhshëm në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, ai foli për përmirësime në metodat e mobilizimit.

"Kjo nuk është thjesht një çështje numrash, se kush mund të mobilizohet," tha ai. "Është çështje afatesh kohore për çdo person që është tani në ushtri, për çmobilizimin dhe për ata që do t’i bashkohen ushtrisë. Dhe ka të bëjë me kushtet".

Ai tha se këto çështje duhej të shqyrtoheshin nga komandantët dhe ministria e mbrojtjes.

“Sot ka patur disa propozime dhe jam në pritje të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Forcat ruse

Komentet e Presidentit Zelenskyy erdhën pasi Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rritjen e numrit të ushtarakëve në forcat e armatosura ruse me 170,000 rekrutë të rinj, duke e rritur totalin në 1,320,000 ushtarakë, njoftoi të premten Kremlini dhe ministria e mbrojtjes.

“Rritja e fuqisë së forcave të armatosura është për shkak të kërcënimeve në rritje ndaj vendit tonë lidhur me operacionin ushtarak special dhe zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Ministria ruse tha gjithashtu se nuk ka plane për ta rritur ndjeshëm rekrutimin apo për një valë të re mobilizimi dhe se rritja e numrit të ushtarakëve do të ndodhë gradualisht duke rekrutuar më shumë vullnetarë.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, tha të premten se mbi 452,000 persona u rekrutuan në ushtrinë ruse me kontratë nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2023.

Ndihma perëndimore

Ukraina po përballet me pengesa për të marrë mbështetjen që i nevojitet nga Perëndimi në luftën e saj kundër Rusisë. Presidenti Zelenskyy thotë se është i shqetësuar se lufta Izrael-Hamas do ta eklipsojë konfliktin me të cilin po përballet vendi i tij me Rusinë.

Në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Associated Press, ai tha se lufta Hamas-Izrael mund të tërheqë jo vetëm vëmendjen, por edhe burimet nga Ukraina, ndërsa lufton për të zmbrapsur sulmin e forcave ruse.

“Vëmendja është e barabartë me ndihmën. Nëse nuk ka vëmendje do të thotë se nuk ka ndihma", tha presidenti ukrainas. “Ne luftojmë për çdo pjesëzë të vëmendjes”.

Një anketim i fundit i agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) tregoi se pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se Ukraina tashmë po merr më shumë fonde se ç’duhet nga Shtetet e Bashkuara. Këtë mendim e kanë edhe disa ligjvënës republikanë,

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive