Shtëpia e Bardhë zbulon arsyen pse
Trump nuk i dha dorën Merkel

Teori të shumta kanë qarkulluar në media për sa i përket mos dhënies së dorës nga presidenti Trump, kancelares gjermane Angela Merkel, ku kjo e fundit i kërkoi një shtrëngim duarsh, ndërkohë ka qenë sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ai që ka zbuluar arsyen e vërtetë.
 
"Unë nuk medoj se ai e ka dëgjuar pyetjen", ka thënë Spicer.
 
Marrëdhëniet mes Trump dhe Merkel nuk kanë qenë të mira, pasi të dy liderët njihen për qëndrime totalisht të ndryshme për  disa çështje. Presidenti Trump si gjatë fushatës po ashtu edhe pasi ka marrë postin e presidenti të SHBA-ve,  ka kritikuar shpesh herë politikën për refugjatët të ndjekur nga Merkel.
 
"Përplasje" mes tyre ka patur edhe për sa i përket qëndrimit për NATO, ku presidenti Trump e cilësi si një aleancë e cila nuk mund të përmbushte më qëllimin e krijimit të saj, e Merkel nga ana tjetër, e sheh si një organizëm shumë të rëndësishëm për të ruajtur paqen dhe ekulibrat mes shteteve në kontinentin e vjetër.
 
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune