Kjo është puna e vërtetë e Babagjyshit, ndonëse në këtë fabrikë nuk ka as dëborë dhe as elfë, por vetëm 600 punëtorë që prodhojnë 60% të dekorimeve të Krishtlindjes për të gjithë botën. 

Gjithçka që ju kujton festat e fundvitit dhe babagjyshin e Vitit të Ri prodhohet në këtë pjesë të Kinës në Yiëu, ku punohet intensivisht gjatë gjithë vitit për furnizimin e globit me kostume babagjyshi, kukulla e dekorime nga më të ndryshmet për ta bërë sa më të gëzueshme atmosferën e festës më të dashur të vitit për amerikanët. 

babagjysh

Këto janë pamjet e një dite të zakonshme pune në qytetin që është shndërruar në ikonë të shtëpisë së Krishtlindjes e Babagjyshit të Vitit të Ri ndonëse kilometra larg nga Poli i Artikut. Ka shumë mundësi që pema e Vitit të Ri, topat shumëngjyrësh, ëngjëjt, yjet apo dritat verbuese të Krishtlindjes më të cilat në këtë periudhë janë të zbukuruara të gjitha shtëpitë vinë nga ky cep i botës, ku punëtorët punojnë të shoqëruar nga muzikë festive. 

babagjysh

Elfët e stafit të kësaj fabrike janë kryesisht emigrantë, punojnë 12 orë në ditë për maksimumi 200 deri në 300 paundë në muaj dhe në kushte të vështira, ku frymëmarrja e tyre është e pamundur nën retë e kuqe të bojës. Ata shprehen se as nuk e dinë sesi janë Krishtlindjet në perëndim, e ndërsa u duhet të arrijnë kuotën ditore të objekteve të ngjyrosura u duhet të mbajë veshur edhe kapele babagjyshi, dhe kjo jo për atmosferën festive, por për të mos u mbuluar kokë e këmbë me bojë. 

babagjysh

Ky kompleks fabrikues është shpallur nga Kombet e Bashkuara si “tregu më i madh i shitjeve të shumicës në të gjithë botën” dhe përbëhet nga disa rrathë krijimtarie.

babagjysh