‘Shtëpia e lirisë’ dhe zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Nuk shoh filxhan, por dihet se çfarë do të ndodhë! S’kemi parë gjë akoma nga ky koalicion, ka gjera interesante

Kryeministri Edi Rama nuk ka dyshime se Partia Socialiste do të jetë forca fituese në 6 bashkitë, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. I pyetur për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” mes LSI-së dhe Sali Berishës Rama u përgjigj se do të shohim 'gjëra interesante'.

 “Unë nuk shoh filxhan, por dihet se çfarë do të ndodhë. S’kemi parë gjë akoma mos u çudisni jeni të përgatitur se do të shihni shumë gjera interesante në frontin e ‘Shtëpisë së lirisë’.”, tha ai.

Komentet Rama i bëri gjatë një konferencë për mediat sot, ku deklaroi se Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk njeh Komisionin e Rithemelimit. Pavarësisht se të 6 emrat e kandidatëve për kryetar bashkie janë bërë nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës, ato do të kërkojnë vota për LSI-në dhe PDK-në. Kujtojmë se më 30 janar Berisha shpalli emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. 

J.GJ.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat