Supë krem me karrota
Përbërësit:
2 lgj miell misri
1 lgj gjalpë
5 karrota
1 vezë
1 gotë qumësht
1 litër buljon
Bukë e thekur në kubikë
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë karrotat dhe i vendosim të ziejnë, më pas i kthejmë në pure. Miellin e misrit e kaurdisim më gjalpë dhe sapo të filojë të skuqet e shuajmë me ujë duke e përzier mirë. Sapo masa të fillojë të vlojë shtojmë karrotat pure dhe e largojmë supën nga zjarri. Të verdhën e vezës e rrahim me pak qumësht dhe e shtojmë në tenxhere duke shtuar dhe pak gjalpë. Supën e servirim me kubikë buke të thekur.