Në qytetin Chelyabinsk, në Russi, ndodhet  një shtëpi unike e ndërtuar me 12,000 shishe shampanje. Kjo vepër e çuditshme arkitektonike është realizuar nga një banor lokal, 52 vjeçari Hamidullah Ilchiabev.
 
Ideja për këtë shtëpi nuk ishte e rastësishme. Ai thotë se ka qenë gjithmonë i tërhequr që të ndërtojë gjëra me shishe vodke apo alkoolike. Dy fëmijët e tij e inkurajonin shpesh që të ndërtonte diçka të bukur e të madhe, por ai nuk besonte se do arrinte ta realizonte.
 
Djali i tij vdiq në moshën 18-vjeçare dhe në kujtim të tij ai nisi të ndërtonte këtë shtëpi.
 
Arkitekti i ka pozicionuar shishet në një formë  mjaft komode dhe ajo mund të arredohet sipas dëshirës, në ambjentet e saj të brendshme.Themelet janë  ndërtuar si një banesë normale, por  muret janë të mbuluar me shishe shampanje.
 
Shtëpia është shndërruar në një vepër që tërheq jo vetëm kalimtarët, por edhe turistët që vijnë enkas për të.

 shampanja
 shampanja
 shampanja

  Redaksia Online
  (Al.h/shqiptarja.com)