Shtëpia më e shtrenjtë në botë
del për shitje, por a e blen dot kush?

Shtëpia më e shtrenjtë në botë<br />del për shitje, por a e blen dot kush?
Miliarderët i bëjnë ‘ëndrrat’ realitet, por më pas nuk gjejnë treg për to.

Shtëpitë më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara listohen në tregun e Bel Air, Los Angeles ku flitet për shifra të mëdha deri në 250 milionë.

Manjati i çantave të dorës, Bruce Makowsky frymëzon me stilin e tij të jetesës duke reklamuar supervilën e tij luksoze që kushton 195 milionë dollarë.

Flitet për disa qindra ha apartamente, me 12 dhoma gjumi, 21 tualete, 3 kuzhina, teatër të lëvizshëm, pishina të thella apo dhe SPA.

Për të mos folur për sendet e çmuara që ka brenda në to, nga pikturat, sixhadetë e deri tek orendia më e vogël e shtëpisë, të cilat rrisin shifrën deri në 250 milionë dollarë.

Manjati sot kërkon ta shesës shtëpinë, por asnjë lista e blerësve ende është zero.

Për shtëpinë punuan 250 persona ndërsa përfundimi i saj u mundësua pas 4 vitesh.

Por a do të arrije ta shesë dot Makowsky këtë shtëpi?

Njerëzit punojnë gjysmën e jetës së tyre për të blerë një shtëpi, por mandati i çantave të dorës thotë se, ‘në fund të ditës shtëpia është oaz qetësie dhe duhet të përmbajë cdo formë argëtimi në të”.

Të gjithë bien dakort me këtë ide, por sipas Forbes, vetëm pak persona brenda SHBA-ve apo dhe në botë mund të përballojnë atë shifër. 

[gallery]20642[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr