POGRADEC- Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të murit rrethues të një banesë në fshatin Vërdovë në Pogradec.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 11, ndërsa mësohet se banesa i përket Arben Xhukellari 44 vjeç. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.
Xhukellari ka dëshmuar në polici se nuk ka konflikte dhe se nuk dyshon tek asnjë njeri.
"Nuk kam pasur konflikte edhe kur kam qenë në punë. Kam qenë 9 muaj po bëj gati 10 muaj me arrest shtëpie për punën e punës. Nuk dyshoj tek asnjeri.", është shprehur ai.
Policia po punon për identifikim, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Arben Xhukellari një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar në Qershor të viti 2021 për veprën prerja e paligjshme e druve në zonën e Llëngës që është zonë e mbrojtur.
Xhukellari ka qenë inspektor pyjesh në bashkinë e Pogradecit.
Xhukellari së bashku me disa persona të tjerë, prisnin drutë, i organizonin dhe më pas i shisnin.
Gjatë operacionit ‘’Mokra’’ të Qershorit të 2021 u sekuestrua një sasi prej 20 metër dru ah dhe lis që ishte ngarkuar në një kamion tip ‘’Benz’’.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
I vunë tritol në derën e shtëpisë në Pogradec, flet 44-vjeçari: Nuk kam konflikte, nuk dyshoj tek asnjeri
Arben Xhukellari në shtëpinë e të cilit u vu një sasi lënde plasëse tha në dëshminë e tij për policin se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek një person konkret lidhur me incidentin.
“Nuk kam pasur konflikte edhe kur kam qenë në punë.
Kam qenë 9 muaj po bëj gati 10 muaj me arrest shtëpie për punën e punës. Nuk dyshoj tek asnjeri.
Shpërthimi ndodhi në 11 pa 12 minuta, unë isha zgjuar, vetëm kur dëgjoj shpërthimin, dola me vrap, doli e gjithë lagja, ishin të gjithë të tronditur nga ajo që ndodhi. Bëni të pamundurën për te kapur autorin.”, tha ai.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të për bërë të mundur kapjen e autorit.