/ ATSH / - Artisti  Sead Kazanxhiu me projektin e  tij "Shtëpizëza" që paraqet një koncept të bashkimit familjar (Instalacion i përbërë nga 2500 shtëpizëza të vogla 5×5 cm seicila, si dhe në foto e video), do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Göteborg, Suedi, në më 1 tetor,në Göteborg, Suedi.
Projekti që do të paraqitet në 6 foto të printuara në leter A3, video, dhe rreth 30 shtëpizëza, dhe vizioni artitik i Kazanxhiut, ka gjetur vend në vizionin e kuratorëve  të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Göteborg, Suedi, falë mbështetjes dhe promovimit të artistëve nga  Ministria e Kulturës, e cila siguron  pjesëmarrjen  e Shqipërisë në këtë Bienale.
Sead Kazanxhiu
Ministria e Kulturës bën me dije se (GIBCA), Bienalja Ndërkombëtare në Göteborg, Suedi është e rëndësishme përsa i përket Artit Bashkëkohor.
Fillimet e veta, Bienalja i ka në vitin 2001 dhe  është Bienalja më e madhe që zhvillohet për artin bashkëkohor në Suedi.  Qëllimin i përgjithshëm i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Göteborg, Suedi është  të zhvillojë artin bashkëkohor ndërkombëtar në një cilësi të lartë, dh të bëhet një frymëzim për galeritë dhe pjesëmarrësit e tjerë në skenën e artit bashkëkohor lokal, si dhe në pjesën tjetër të botës.
Gjithashtu Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor Göteborg, Suedi ka dhe një mision edukativ, të përcjellë artin bashkëkohor sidomos te fëmijët dhe të rinjtë.
Kjo ekspozitë në Bienale trajton problematika me një përpjekje për të aplikuar teori analitike nëpërmjet një komunikimi bashkëkohor, duke  analizuar historinë e ditëve të sotme dhe situatën e romëve në Evropë.  Artistët pjesmarrës në punët e tyre do të shqyrtojnë ndikimin e zhvendosjeve radikale të fenomenit të nomadicitetit, fushimit, kozmopolitizmin duke e vendosur përballë nocioneve aktuale për kombin, nacionalizmin, sovranitetin, dhe Evropën.
Sead Kazanxhiu gjatë punës në studion e tij
Artistëve të ftuar do t'ju ofrohet të formojnë formacione bashkëpunuese, dhe do t'ju  kërkohet të sakrifikojnë sovranitetin artistik, vetë-mbështetjen vetveten  rivalitetin konkurrencën  - elementë themelorë të operacionit hegjemonist. Për të zhvilluar një praktikë bashkëpunuese artistike midis artistëve, duke hapur një faqe të "solidaritetit, mbijetesës dhe rezistencës" në mes të zhvillimeve gjithnjë e më të shpeshta të ksenofobisë, racizmit dhe konflikteve etnike në të gjithë Evropën.
Hapja më 1 tetor, 2015 në Gerlesborgsskolan Bohuslän (Gerlesborg 1, 45748 Hamburgsund, Suedi).  Instalimi do të zhvillohet nga 28 shtator - 1 tetor, 2015
Ekspozita do të jetë e hapur midis datave 1 tetor dhe 1 nëntor, 2015
Ekspozita do të mbahet në Gerlesborgsskolan si një ngjarje gjatë Göteborg Biennal për Art Bashkëkohor (GIBCA)