Shtetasi serb arrestohet për krime luftë në Srebrenicë 

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka arrestuar Milan Bogdanoviç, ish komandanti i Policisë në vitin 1995 akuzohet se ka kryer krim kundër njerëzimit në Srebrenicë.
 
Dyshohet gjithashtu se Milan Bogdanoviç ka koordinuar dhe komanduar forcat e policisë të cilët në fshatin Konjeviç kanë zënë rob boshnjakët pas rënies së Srebrenicës.

Po ashtu thuhet se pjesëtarët e policisë me të cilët ka komanduar Bogdanoviç kanë torturuar, dhunuar dhe rrahur të burgosurit, kanë lejuar anëtarët e tjerë të forcave të armatosura t’i abuzojnë të burgosurit, kanë dorëzuar për t’i dërguar në vende tjera dhe në vende të ekzekutimit, e po ashtu kanë marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve dhje varrimin e kufomave.

Bogdanoviç pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës do të merret vendimi në lidhje me masat ndaj tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës