Lufta në Ukrainë, Ministri: Po shqyrtojmë listën e rusëve në Shqipëri që janë mbështetës të Putin

TIRANË- Shqipëria ka nisur shqyrtimin e listës të rusëve që jetojnë në Shqipëri e që mbështesin, qoftë edhe financiarisht Vladimir Putin ose vetë agresionin e Rusisë nga Ukrainës. Në rast se nga verifikimi rezulton se në vendin tonë jetojnë persinatë tillë, atëherë do të merren masa të njëjta me atë që i kanë marrë edhe vendet e tjera perëndimore, duke i shpallur ato 'Non Grata' dhe dëbimin nga vendi.

" Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus dhe që ka vendosur sanksione dhe kanë marrë angazhime në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare, një proces që po e udhëheq ministria e Jashtme, jemi në bashkëpunim dhe me aleatët, nëse do kemi një listë të personave të shpallur financues dhe mbështetës së luftës, ne do të qëndrojmë deri në fund angazhimit që kemi marrë përsipër", tha Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Kjo masë vjen për shkak se vendi ynë i është bashkuar shteteve që kanë dënuar agresionin si edhe i kanë vënë sanksione Moskës që pas nisjes së sulmit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, në mbledhjen e sotme janë marrë edhe 3 vendime të tjera, të cilat Manja i konsideroi të rëndësishme. Së pari, ka të bëjë me miratimin e nivelit të pagës për njësinë anti-korrupsion. Së dyti ofrimi i një trajtimi të veçantë, për përkthyesit dhe interpretët e gjuhës së shenjave në vend, sidomos kur kanë të bëjnë me dokumente të çështjeve penale. Trajtimi i tyre do të jetë i njëtë me magjistratë, si edhe është miratuar dhe rregullorja në burgje.

"Sot qeveria kaloi 3 vendime të rëndësime si propozim i Ministrisë së Drejtësisë, qeveria kaloi sot një vendim që ka të bëjë me nivelin e pagave për rrjetin e koordinatorëve anti-korrupsion në disa institucione dhe agjensi shtetërore. Shprehje e vullnetit për të luftuar korrupsionin, motivon jo vetëm këtë njësi, por të gjithë.

Vendimi i dytë ka të bërë me miratimin e rregullores së burgjeve, sot kemi në fuqi një rregullore të re për burgjet, një dokument i rëndësishëm që garanton mirëfunksionimin e sistemit të burgjeve në përputhje me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Kriteret dhe procedurën për përfitimin e trajtimit veçantë për përkthyesin zyrtare dhe interpretët e gjuhës së shenjave në vend, është një standard i ri, garanci shtesë që jepen, sidomos kur kanë të bëjnë me përkthimin e dokumenteve për llogari të proceseve penale, përfitojnë dhe familjet e tyre, e njëjta garanci dhe mbrojtje siç jepen dhe për magjistratët", tha Manja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqip: 07/04/2022 09:42

    ah sikur serbia te presi grurin? :)))), qeveria jone ka marre me qira dy anije per te prodhuar energji, tani duhet te marri tre gomere per te transportuar grure, ah te shkretet ne ngelem vasale te perendimit , kur e dime shume mire qe perendimi esht i falimentuar dhe komplet i korruptuar

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/04/2022 19:24

    As një shtet në perendim nuk ka shqyrtuar por i i ka sankcionuar oligarkët Rus, kurse Rama luan loj duke mendiar perendimi dhe SHBA nuk shofin se me ken flirton ky i pa fytyrë

    Përgjigju
  • Tarrasi: 06/04/2022 16:46

    Obobo po tani cfarë do bëjë Saliu gjorë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer