Gjykata Supreme amerikane vendosi të pranojë një apelim të administratës së Donald trump për çështjen e përfitimit të shtetësisë së fëmijëve që lindin në SHBA.
Gjyqtarët morën në konsideratë apelimin e bërë nga Departamenti i Drejtësisë kundër një vendimi të një gjykate më të ulët që bllokoi urdhrin ekzekutiv të Trump.
Presidenti u kërkoi agjencive amerikane të mos e njohin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA nëse asnjëri prind nuk është shtetas amerikan ose banor i përhershëm ligjor, apo mbajtës i “Green Card”.
Më herët gjykata u shpreh se politika e Trump shkel Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, por kjo u rrëzua nga Gjykata e Lartë.
Tema ka qenë mjaft e debatuar në SHBA. Administrata synon që nëpërmjet anullimit të dhënies së shtetësisë për çdo fëmijë që lind në SHBA të frenojë emigracionin, ndërsa hapi i hedhur nga Presidenti amerikan mund të ndryshojë mënyrën se si është kuptuar prej kohësh një dispozitë kushtetuese e shekullit të 19-të.
Komente








