Shtetet e BE-së zotohen të qëndrojnë të bashkuar: Kështu jemi më të fortë

Liderët e 27 shteteve të Bashkimit Europian, nënshkruan në Sibiu në Rumani, një deklaratë për të ardhmen e Europës, me sloganin për të qëndruar të bashkuar pavarësisht të gjitha pengesave. Ne deklarate vihet theksi te bashkimi pasi vetëm kështu, Europa do te jete me e forte.

”Të bashkuar jemi më të fortë”, shkruajnë krerët e shteteve dhe qeverive europiane në një tekst i cili përmban një listë me dhjetë zotime, ne mesit e te cilave përmenden mbrojtja e një Europe si një e vetme, nga lindja në perëndim, nga veri në jug, por edhe uniteti përballë vështirësive.

Të 27 shtetet anëtare te BE u angazhuan gjithashtu të mbrojnë mënyrën e jetesës europiane, demokracinë, shtetin e së drejtës si dhe respektimin e parimit të barazisë.

Ata kërkojnë të ulin pabarazitë që ekzistojnë mes shteteve anëtare, për të ruajtur të ardhmen për brezat e ardhshëm.

/Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti