Shtetet me jetëgjatësinë më
të madhe, kryeson Koreja e Jugut

Shtetet me jetëgjatësinë më<br />të madhe, kryeson Koreja e Jugut
Jetëgjatësia mesatare e njerëzve do të rritet në shumë shtete të botës duke nisur nga 2030, duke arritur në 90 vjeç në disa vende.
 
Shtetasit nga Korea e Jugut do të kenë jetëgjatësinë më të lartë, të ndjekur nga francezët, japonezët dhe spanjollët.
 
Ndërsa sipas kërkimeve të realizuara nga Kolegji Imperial në Londër, gratë franceze dhe burrat nga Zvicra parashikohen të kenë jetëgjatësinë më të lartë, rreth 88.6 vjeç francezet dhe 84 vjeç zvicerianët.

Jetëgjatësia më e madhe e grave do të jetë në këto shtete: Franca, 88.5 vjeçe, Japonia 88.41 vjeçe, Spanja 88.07 vjeçe, Zvicra 87.70 vjeçe, Australia 87.57 vjeçe.

Ndërsa për gjininë mashkollore parashikohet kjo jetëgjatësi, Koreja e Jugut 84.06 vjeç, Australi 84, Zvicër 83.95, Kanada 83.89 etj.
 
Të gjitha këto zhvillime tregojnë se duhet të ndërmerren politika për plakjen e popullsisë.

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi