Gati projektligji, sigurimi i banesave nga tërmeti do të jetë i detyruar! Detyrim edhe për banesat me qira dhe në proces legalizimi

Rreth 3 vite e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, qeveria ka gati projekt-ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Projekt-ligji i nxjerrë për konsultim publik, ka si qëllim mbulimin e humbjeve financiare nga tërmetet ndërsa detyrimin për t’u siguruar e kanë të gjitha banesat, përfshirë ato sociale me qira dhe ato në proces legalizimi.

“Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa; seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme. Nuk zbatohet për ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër - kallami ose të ngjashme; ndërtesa me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

Detyrimin për sigurimin nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre.”

Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo 1 vit, ndërsa për shtresën në nevojë do të paguajë shteti. Vlera e tij do të përcaktohet nga këshilli i Ministrave. Projekligji parashikon ngrihen e Fondit Kombëtar për Tërmetet, i cili do të menaxhojë sigurimet e banesave por edhe të gjithë shumën e akumuluar nga ky sigurim i detyrueshëm.

Fondi Kombëtar për Tërmetet është përgjegjës për:

  • a)            shitjen e policave të sigurimit;
  • b)            administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
  • c)            krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit;
  • d)            risigurimin e primit;
  • e)            trajtimin dhe pagesën e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga  tërmetet;

Ky projekt-ligj, siç shpjegohet në relacionin shoqërues të projektligjit, vjen si nevojë e adresimit të ndikimit social dhe fiskal të tërmeteve, e për të siguruar fondet e nevojshme për rindërtimin e banesave, nisur nga tërmeti shkatërrues I 2019, që preku 200.000 njerëz në 11 bashki, përfshirë Tiranën dhe Durrësin dhe duke shkaktuar një ndikim të konsiderueshëm ekonomik të vlerësuar në 7.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

(Kliko këtu për të lexuar projekligjin e plotë)

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3123: 08/08/2023 08:59

    Po prandaj i mori Ne tiran Miku sherbimet publike Si hipoteka Aluizni gjykata, Do heq lekun Nen Dore do paguash me Fatur iu pre rreskun ketyre sekserve te korruptuarve Do lek ADMINISTRATA per rrogat Se iken te gjith vetem patronazhist kane Negel coj taksa te shpia te toka te lopa coja te uje te drita te Nafta Tvsh tek cdo produkt qe konsumohet te Shikojm da kalosh provimin ne 2025

    Përgjigju
  • Iris: 08/08/2023 02:49

    Idiotesia e rradhes.Inshurenca per shtepi duhet,por nuk specifikohet ne kete menyre dhe nuk duhet bere me detyrim.Ketu ku jetoj une,inshurenca e shtepise eshte e detyrueshme sa kohe paguan /mortgage/,pas kesaj je i lire te besh si te duash,por ka shume qe e kane vecanerisht ne zona ku uraganet,tornadot dhe permbytjet jane kronike.Por ne Shqiperi jo vetem qe i bejne keto projektligje si kembet e dhise por dhe me bisht nga mbrapa si dardha.Ta zeme se nje shkodran qe banon ne fushen e Shkodres do te paguaje si gjithe te tjeret insh.e termetit per shtepine, qe bie e shkakton deme njehere ne hene,t'a zeme nje here ne 20 vjet,nderkaq eshte permbytur rregullisht nja 5-10 here nga lumenjte gjate ketij harku kohor.Shkodrani i shkrete do te shkoje te kerkoje demshperblim nga inshurenca per demet,por fale kryepykes qe e ka specifikuar dhe vete policive qe bejne inshurencat per te zhvatur sa me shume nuk do te marre as edhe nje qindarke,sepse ajo inshurence specifikohet vetem per termet,jo per permbytje.Keshtu qyqari do te perfundoje duke paguar 2-3 fish,inshurence te specifikuar per termetin,per permbytje,per zjarr dhe nuk ka garanci qe edhe kur te paguaje do te marre demshperblim.Inshurencat jane te njohur per hilete qe bejne.Ne fillim te mbushin me nje dosje te tere me /do e don't/ e ligje e nenligje te tera shteteroret e te tyret qe jo cdo njeri ka durim t'i lexoje,per te mos thene qe eshte ne pikepyetje t'i kuptojne.Po jap nje shembull qe e di vete.Ndermarrjes ku punonte tezja ime,ju dogj magazina aty nga mesi i 90'.Ndermarrja ishte shteterore dhe sapo kishin filluar t'i benin punonjesit e saj aksionere.Zjarri ishte aksidental,ndoshta ndikuan dhe materialet qe mbanin aty.Ndermarrja ishte e siguruar edhe pse tregu i inshurencave ishte ne fillim atehere jo vetem si sipermarrje,por dhe si koncept.Si perfundim ndermarrja nuk u demshperblye per demin edhe pse aplikoi,arsyeja-aplikim me 3 dite vonese,pas zjarrit.Kur nje ndermarrje e atille e peson nga inshurenca,mendoni se ai qytetari,apo fshatari i thjeshte do te shperblehen?! Une e kuptoj nga vjen gjithe ky aksion shteteror.Natyra e njeriu bejne deme kudo,sic thashe me lart inshurenca ketej nga ne nuk eshte me detyrim,por ama dhe shtet qe te te paguaje qirane,apo te te ndertoje shtepi e te t'a jape falas,nuk ka.

    Përgjigju
    • Krokodili: 08/08/2023 10:00

      Ti ke shume te drejte ,po pse te pagujne te gjithe shqiptaret per sigurimin nga termetet kur perfitimet i marrin vetem ata te partise.Ti thuj eshte vjedhje e modhe dhe nuk kane ku te nxjerrin lekun.Ksaj qeverije vetem ligji i pushkatimit ka ngel pa nxjerr.

  • hektor: 07/08/2023 23:14

    Ne fakt edhe kjo takse i duhet pensionisteve qe po ju marin jeten me cmime katastrofike dhe pensione qesharak.Te na rrojne deputetet injorante qe marin miljona.

    Përgjigju
  • Roko: 07/08/2023 22:12

    Hajde tani ktheni te pasmet se kane nevoje keta... eshte qartesisht levizje per te miren e votuesve funksional mavi... zhytja rame se te thone babe

    Përgjigju
  • Daniel: 07/08/2023 20:29

    Si e kam thene para disa vitesh, siguracioni nuk behet me detyrim. E dyta sigurimi i shtepise, per ate qe do ta beje, e bene ne nje firme private qe beson. Shteti nuk duhet te nderhy me arbitraritet . Nese shteti kerkon te mbushe arken si pasoj e falimentimit te bashkive gabon rende. Une vet do ti drejtohem gjykates Europiane . Rama tha se ka mare nje ekonomiste te fraut Merkel. Mire ka bere. Po e ka pyetur ate per iden e tij arbitrare ?! E ka pyetur gjermanin , se sa para duhet ti jape qytetarit pa pune.

    Përgjigju
  • Nari: 07/08/2023 19:42

    Ehhh logjike si ide por me kete varferi dhe rroga qe jane eshte gjeja e fundit qe duhej ngarkuar popullit.

    Përgjigju
  • Aleks: 07/08/2023 19:39

    Siguri i i shtepive duhet tè jetë shteterore. Dhe kadastra sipas siperfaqes vë dhe sa duhet tè paguhet. Por kjo histori ka 10 vjet që ka filluar. Parate nga siguracionet e shtepive do shkojne ne favor tè nje kompanie private e aneksuar nga fondi monetar nderkombetar. Kur e kam lexuar atehere jam mërzitur dhe kam thene : nje vjedhje moderne. U harruar. E para ca ditesh mu kujtua. Nuk ka qënë dakord qeveria shqiptare. Ja sot pas 10vjetesh do miratohet. Cfare vjedhje per shqiptaret. Ketej nga jam une nuk ka siguracion me detyrim. Ndersa né shqiperi i vetmi vend né bot siguracion me detyrim.

    Përgjigju
  • Une: 07/08/2023 17:52

    Kompania e sigurimit shpall falemetin dhe askush nuk mer asgje ne rast termeti duhet te jete kompani shteterore jo private se privati mund te shpalli dhe askush nuk ka ca i ben se behet fjale per miljarda euro dhe askush nuk i ka kto para kush thote ika genjen

    Përgjigju
    • Po shteti: 08/08/2023 10:09

      Të var topin e të thotë ja ku e ke

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi