Shteti do marrë 405 mln € borxh në vend në 2021, Denaj: Tregu i qëndrueshëm dhe interesa të ulëta

Gjendja e stabilizuar e tregjeve financiare në vend, dhe normat e ulta të interesit do të shtyjnë qeverinë të marrë një borxh në vlerën e 49.9 miliardë lekëve në tregun e brendshëm. Ministrja e Financave Anila Denaj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka shpjeguar se marrja e borxhit në tregun vendas është tregues pozitiv.

“Sigurisht do të ketë një rritje të ekspozimit në monedhën vendase kjo nuk është e gabuar por një objektiv i menaxhimit të borxhit në kohë duke parashikuar që edhe normat e interesit në tregun e brendshëm ashtu si edhe këtë vit nuk kanë luhatur aq ndjeshëm sa në një vit të ndjeshëm krize, dhe ne mendojmë që kosto financiare do të jetë brenda parametrave dhe pozitiv”, tha Denaj.

Marrja e një huaje në tregun e brendshëm në monedhën kombëtare shpesh është konsideruar si pozitive nga ekspertët, për shkak se nuk është e ekspozuar ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, rritet qarkullimi i parasë brenda vendit, dhe ndikimi pozitiv fillon në momentin e shlyerjes së saj. Por pavarësisht kësaj huamarrje të re Denaj tha se borxhi do të hyjë në trajektore rënëse në fund të vitit 2021, ndërsa këtë vit kostoja e borxhit do të jetë e rritur.

“Parashikohet që niveli i borxhit që në fund të këtij viti në fund të këtij viti të shkojnë në 80.9%, dhe në të ulet 78.6% në vitin që vjen 77.9% në 2022, 76.3% në 2023 për të arritur në 60% në vitin 2025.Kostoja e borxhit, shërbimi i borxhit, interesa dhe ripagesa në fund të këtij viti do të jetë më i lartë për arsye të zgjerimit dhe për shkak të eurobondit me një rritje prej 33.9 miliardë lekë”, tha Denaj.

Ministrja Denaj prezantoi edhe një herë projektbuxhetin e vitit 2021, me objektivin kryesor ri-ngritjen ekonomike.

“Projektbuxheti i 2021 është ambicioz me një objektiv të qeverisë për të sjellë rimëkëmbjen ekonomike pas dy goditjeve, tërmeti dhe pandemia. Në vitin 2021 parashikohet që të ardhurat totale do të arrijnë në nivelin e 479. Duhet të theksojmë që të ardhurat krahasuar me 2019 janë ambicioze, por ne duhet ta shikojmë edhe në raport me një vit normal, pasi bazë për hartimin e projektbuxhetin e vitit 2021 kanë qenë parakushti që situata e pandemisë nuk është në nivelin që ka qenë këtë vit. Qeveria shqiptare ka një objektiv shumë të rëndësishëm për 2020 por edhe për 2021, ri-ngritja ekonomike rritjen e punësimit dhe kthimin në konsolidim fiskal”, u shpreh ministrja në komision.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 28/10/2020 10:13

    Vazhdojne e marrim borxh qofte dhe brenda vendit ,per cfar? Pandemia dhe termeti llogjikisht na demtoi por u morren 1.15 miliard dollar grante dhe borxh dhe akoma vazhdojne te marrim !.Sa borxhe keni lare perfundimisht deri tani ,se njerezit nuk dine gje ?Beni transparence per parate e taksapaguesve, se eshte detyre kushtetuese dhe jo merr pa pushim para borxh

    Përgjigju
  • Latif: 27/10/2020 18:43

    Ne shkruajme emrin te dyqani lagjes e ju vazhdoni te shkruani emrin per ne neper dyqanet e botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)