Dy vite hetime nga policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të rënda janë finalizuar me konfiskimin për llogari të shtetit të një pasurie prej 3 milion euro të investuar në Troje në bregdet, Apartamente, Dyqane.

Pasuria e konfiskuar me vendim gjykate i përket 36 vjeçarit me origjinë nga Berati, Fatmir Muçaj, për të cilin hetimet kanë zbardhur se burim të parave kish aktivitetin e paligjshëm të narkotrafikut e kryesisht heroinës.

Sipas Prokurorisë, 36 vjeçari e kishte nisur aktivitetin e tij kriminal 2 dekada më parë përkatësisht në mes të viteve 1990.

Muçaj rezulton i proceduar penalisht nga autoritetet zviceriane për trafikun e heroinës, aktivitet që sipas akuzës është dhe pikënisja e pasurisë prej 3 milion euro.

Por çfarë pasurie i është konfiskuar Fatmir Muçës?
a. 4 parcela “tokë arë” në Sauk, Tiranë, me sip.totale 14.600 m2 b. 2 parcela “tokë arë” në Gjirin e Lalëzit, Durrës, me sip.totale 2250 m2 c. 4 parcela “tokë arë” në Marikaj, Durrës, me sip.totale 4000 m2
d. 2 apartamente në Tiranë, (në zonën e ish-“21 Dhjetorit” dhe rr.Muhamet Gjollesha”), me sip.totale 165 m2 e. 2 dyqane në zonën e Yzberishtit, Tiranë, me sip.totale 140 m2 

Vetë Muça gjatë gjykimit ka deklaruar se pasuria e tij është krijuar prej punës si emigrant në greqi dhe një dëmshpërblimi që ai ka përfituar nga aksidenti në punë dhe dëmtimi në sy në vlerën e 30 milion dhramive dhe kredive të marra në institucione financiare.

Si u zbulua aktiviteti i pastrimit të parave në prona e apartamente?
Ishte një hetim i policisë së Tiranës nisur në Janar të vitit 2015 i koduar “Pensionisti” që zbuloi transaksione të shumuta bankare nga persona të pa punë.
Pas verifikimeve rezultoi se këto lëvizje të parave në banka dhe në zyrat e regjistrimit të pasurive kryheshin nga Muca dhe familjarët e tij të cilët nuk i justifikonin të ardhurat.

Hetimet u kaluan për kompetencë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe në zbatim të ligjit antimafia u arrit në konfiskimin e pronave në vlerën 3 milion euro, pasuri e krijuar prej vitit 1996. Dy vite më parë, Krimet e Rënda kishin vendosur sekuestro ndaj pronave të Fatmir Muçës.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë në llogari të shtetit, pasuritë e paluajtshme në emër të Muçajt dhe familjarëve të tij të ngushtë, si më poshtë:

a. 4 parcela “tokë arë” në Sauk, Tiranë, me sip.totale 14.600 m2

b. 2 parcela “tokë arë” në Gjirin e Lalëzit, Durrës, me sip.totale 2250 m2

c. 4 parcela “tokë arë” në Marikaj, Durrës, me sip.totale 4000 m2

d. 2 apartamente në Tiranë, (në zonën e ish-“21 Dhjetorit” dhe rr.Muhamet Gjollesha”), me sip.totale 165 m2

e. 2 dyqane në zonën e Yzberishtit, Tiranë, me sip.totale 140 m2

Hetimi për këtë rast është zhvilluar fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, pas referimit të materialit nga ana e Drejtoria e Policisë, në vitin 2015. Pas veprimeve paraprake të kryera nga ana e Prokurorisë së Tiranës, çështja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”.

Muçaj s'justifikon pasuritë
Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se Fatmir Muçaj dhe familjarët e tij, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomai kanë në pronësi të tyre prona të paluajtshme, të cilat nuk i justifikojnë me të ardhura të ligjshme. Gjatë gjykimit, Prokuroria ka argumentuar se pasuritë e paluajtshme janë krijuar nga burime financare të paligjshme, të krijuara nga Fatmir Muçaj, gjatë aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve në mesin e viteve ’90.

Sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Fatmir Mucaj, lindur ne Berat dhe banues në Tirane është marrë me trafik të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe për këtë aktivitet ai është proceduar nga autoritetet gjyqësore zviceriane.

Muçaj: Mora dëmshpërblim në Greqi, u dëmtova në sy
Gjatë këtij gjykimi, shtetasi Muçaj pretendoi se të ardhurat e tij ishin të ligjshme. Sipas tij, ai ka jetuar si emigrant në Greqi, ku ka pësuar një incident në sy, për të cilin është kompensuar me 30 milionë dhrami.

Sipas tij, ky dëmshpërblim mjekësor ka shërbyer si bazë fillestare financiare për krijimin e pasurive të paluajtshme ndër vite. Gjithashti, ai ka pretenduar se ka marrë edhe disa kredi financiare, të cilat janë investuar në prona të paluajtshme.

Por, nga hetimi rezultoi se Fatmir Muçaj nuk posedonte dokumentacionin për të vërtetëtuar pretendimet e tij.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tij dhe të familjarëve të tij, në zbatim të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që pronat e paluajtshme të sipërcituara, të regjistruara në emër të familjarëve Muçaj, të kalojnë në favor të shtetit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com