Përmeti nuk është vetëm qyteti i luleve dhe glikove. Mes qetësisë, thjeshtësisë, pastërtisë, bukurisë, aty ku vetëm deti mungon, ka edhe trazira. Të vjetra dhe të reja. Po ta njohësh dhe ta vizitosh atë qytet, do të duash të kthehesh sërish, për të parat, jo për të dytën. Këtë vit, mund ta kem vizituar mbi tre herë, me prindërit, me miq e shokë, dhe gjithmonë ndalesh në një vend: të bësh ciceronin për Pallatin e Kulturës së Bashkisë së Përmetit.
Më pëlqen ta quaj Pallatin e Naimit, pavarësisht se konflikti i ditës së djeshme mes përmbarimit dhe zyrtarëve të Kishës nuk i shkon aspak një godine si ajo.
Si për parantezë më duhet të pohoj se i përkas edhe vetë besimit fetar orthodoks. Besoj në zot, shkoj herë pas here në Kishë, kam hyrë edhe në Pallatin e Naimit apo “Kishën” e Përmetit dhe me hidhërim kam parë se ajo godinë nuk mund të mbajë brenda ikona e kryqe. Nuk është vendi ku gjen qetësinë e shpirtit dhe ku me mendjen tënde flet me Zotin; nuk ta jep ndjesinë se ai që atje lart të dëgjon, dhe nëpër mend, të shkojnë më shumë idetë e emrit të madh që mban, “Naim Frashëri”, apo edhe të qindra e qindra aktiviteteve kulturore që janë bërë aty.
Për të pasur një panoramë më të qartë, duhet thënë se me vendim të Gjykatës Kushtetuese, godina e Pallatit të Kulturës, duhet t’i kthehet bashkisë së qytetit të Përmetit. Por meqënëse aty përditë shkon një Prift, kërrkush nuk ka guxuar të ngrejë dorën kundër Zotit.
Bëhet fjalë për Kishën e Shën Mërisë së Pazarit. Këtë emër i kanë vënë Pallatit të Kulturës. Sipas historianëve Kisha është shembur që në kohën e luftës, dhe në pronësi kishte vetëm 28 metra katrorë tokë. Godina e Pallatit të Kulturës, është bërë nga shteti, por, në tokën e Kishës. E për të marrë parasysh edhe historinë që mbart në vetvete Pallati i Kulturës, gjykata e ka shpronësuar tokën e Kishës në një tjetër vend, madje me më shumë hapësirë.
Konflikti që ka ndodhur dje mes klerikëve, përmbarimit, bashkisë dhe policisë private, në fakt dëmton jo vetëm imazhin e një qyteti të qetë si Përmeti në mes të sezonit turistik, por është edhe krejtësisht i panevojshëm. Për 11 vjet me radhë kjo çështje u end dyerve të gjykatave dhe normalisht edhe zyrtarët e Kishës, përveçse të dëgjojnë zërin e Perëndisë, duhet të lexonin edhe fjalët e ligjit.
Meqënëse bëhet fjalë për pallatin e Kulturës që mban emrin e një rilindasi dhe shqiptari të madh si Naimi, edhe vetë zyrtarët e Kishës, që bartin në vetvete ndjenjat e besimit, të së vërtetës dhe mungesës së urrejtjes e pro dijes, do të ishin më të prirur që gjithë këtë zallamahi që prishi qetësinë e një qyteti që jeton buzë lumit e rrëzë malit, ta zgjidhnin në paqe.
Të kuptohemi drejt: Nuk jam kundër një Kishe, përkundrazi. Por, jam “Pro” Naimit. Nuk jam ithtare e idesë se duan të na “rrëmbejnë” një copëz vend të kulturës shqiptare për ta transformuar atë në një qendër të kulturës greke. Përkundrazi. Mendoj se çështja shkoi përtej besimit dhe ligjit, duke u kthyer në një çështje të kryeneçësisë shqiptare e ballkanase. Nuk jam kundër Kishës. Përkundrazi. Jam pro shtetit. Nëse do të jemi të gjithë besimplotë dhe besimtarë se shteti drejtohet nga ligjet e se shpirti udhëhiqet nga besimi në Zot, konflikte të tilla të panevojshme do të duhet të ishin shuar me kohë. Pa dhunë, vetëm me paqe.
Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print) 17.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

- See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/drejtesia-gjermane-nis-hetimet-per-masakren-e-vlores-172137.html#sthash.kyfSwZiz.dpuf