Shtetit i mungojnë 240 milionë $! Financat rishikojnë buxhetin 2019...Goditja më e madhe nga TVSH-ja

TIRANË - Me rishikimin e rritjes ekonomike Ministria e Financave ka rishikuar në rënie edhe zërat buxhetorë. Sipas tabelave të publikuara në fletoren zyrtare që janë pjesë e kuadrit makroekonomik 2021-2023, janë rishikuar edhe pritshmërinë për mbledhjen e të ardhurave.

Referuar këtyre tabelave, totali i të ardhurave për vitin 2019 do të arrijë në 462.4 miliardë lekë, nga 486.6 miliardë lekë që u parashikua në aktin normativ të dytë, pra ka një diferencë me 24.2 miliardë lekë më pak.

Ulja më e theksuar e pritshmërive vihet re tek zëri i të ardhurave tatimore, pasi janë ulur me 17.9 miliardë lekë. Nga parashikimi i bërë në aktin normative-2 rezulton se të ardhurat tatimore do të arrijnë në 448.3 miliardë lekë ndërsa në fletoren zyrtare thuhet se do të mblidhen 430.4 miliardë lekë.

Mungesa më e madhe e të ardhurave vërehet se ka ardhur nga TVSH, pasi në 11 muaj vetëm nga kjo taksë  janë mbledhur rreth 31 miliardë lekë më pak se në vitin 2018.

Po kështu qeveria nuk ka arritur dot që të shpenzojë as fondin e parashikuar për shpenzimet, që arrinte në 519.5 miliardë lekë, pasi në fletoren zyrtare totali i shpenzimeve rezulton 495.3 miliardë lekë, duke penalizuar kështu edhe investimet e parashikuara.

Me 14.5 miliardë lekë është ulur edhe pritshmëria sa u takon të ardhurave që do jenë mbledhur nga Tatimet dhe Doganat, pasi Ministria e Financave pret që nga këto taksa të mblidhen 309.1 miliardë lekë dhe jo 323.6 miliardë lekë siç u parashikua në fund të dhjetorit 2019.

Të pandryshuara kanë mbetur shifrat e borxhit publik dhe deficiti buxhetor. Sipas të dhënave borxhi në 2019 zbriti në 63.5% dhe deficiti në 32.9 miliardë lekë. Ky rishikim vjen pas tërmetit, ku si pasojë e tij edhe rritja ekonomike nuk u realizua në 3% por pritet që të arrijë në 2.7%.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dada: 04/02/2020 18:16

    Gabimi me i madhe eshte heqja e tvsh se imputeve bujqesore theshte perfituan kompanite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë