Shteti ‘mundet’ në Gjykatën e Lartë, shumicën e përballjeve  në 18 muajt e fundit e fitojnë individët (SHIFRAT)

Shteti ‘mundet’ në Gjykatën e Lartë, shumicën e përballjeve  në 18 muajt e fundit e fitojnë individët (SHIFRAT)

Gjykata e Larte

Në të gjithë vitin 2021 dhe në 6 muajt e parë të këtij viti 2022 në Gjykatën e Lartë, Kolegji Administrativ, shteti ka humbur shumicën e përballjeve që ka pasur me individët apo bizneset. Shifrat janë publikuar sot nga vetë ky institucion. Më shumë se 51% e c çështjeve në 18 muajt e fundit shteti ka qenë humbës, ndërsa ka rezultuar fitues vetëm në 32% të çështjeve. Pjesa tjetër janë rikthyer për gjykim.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, dëshiron të sjellë në vëmendje të opinionit publik se për vitin 2021 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit ndërmjet individit/person juridik privat nga njëra anë, dhe organeve publike nga ana tjetër, paraqitet në favor të të parëve. 

*Për vitin 2021 testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 421 rekurse të paraqitura nga individët/personi juridik privatë (55,3%), kundrejt 340 rekurseve të paraqitura nga organet publike (44,6%).

*Edhe për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 testi i pranueshmërisë së rekursit rezulton i suksesshëm për individët/personat juridik privatë. Nga 892 vendime të dhëna për zgjidhjen e çështjeve në themel kanë marrë zgjidhje përfundimtare 751 çështje, ndërsa 141 çështje janë kthyer për rigjykim.

Duke iu referuar 751 çështjeve që janë zgjidhur përfundimisht nga Kolegji Administrativ, rezulton se testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 459 rekurse të paraqitura nga individi/person juridik privat (61,1%), kundrejt 292 rekurseve të paraqitura nga organet publike (38,9%).

Në totalin e këtyre çështjeve, 51,46% i zëne rekurset e paraqitura nga individët/personat juridik privatë, 32,7% janë rekurset e paraqitura nga organet publike, ndërsa për çështjet e prishura dhe të kthyera për rigjykim 5,71% janë rekurset e paraqitura nga individët/personi juridik privatë dhe 10,1% janë rekurset e paraqitura nga organet publike.

Lajm në përditësim...

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Druri: 14/07/2022 13:22

    Sido t‘a quash bashkesine e elementeve humanoid qe jeton ne shqiperi, populo/ nacion/ kope, perseri nuk definon nje bashkesi shoqerie! : po vidhni shtepine tuaj o gje‘frymore!, nuk e bejne as kandroret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut