Shtohen azilantët nga Kosova
drejt BE-së, alarmohet qeveria

PRISHTINË - Qeveria e Kosovës është duke planifikuar bashkë me Prokurorinë e Shtetit dhe policinë, që të koordinojnë veprimet për të parandaluar migrimin ilegal të qytetarëve.
Ministrja kosovare e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka thënë sot se për këtë çështje janë duke punuar për së afërmi edhe me vendet në Bashkimin Evropian me qëllim që të bëhet kthimi i azilantëve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës.

Ajo ka konfirmuar se, qeveria është në dijeni se 4 mijë kosovarë janë duke u mbajtur në Hungari, të cilët që nga janari kanë bërë përpjekje që të ikin nga Kosova. Dhe duke e parë se ky trend është në rritje, Çitaku tregon se janë intensifikuar punët e institucioneve të Kosovës me qëllim të ndaljes së tyre, transmeton gazeta Zëri.

“Në ditët vijuese do të kemi takim me ministrin e Punëve të Brendshme, me kryeprokurorin e shtetit dhe me drejtorin e policisë së Kosovës në mënyrë që t’i koordinojmë veprimet me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie”, ka konfirmuar Çitaku.

Këtë shqetësim Çitaku e ka diskutuar edhe me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar. "Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është e shqetësuar në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve ilegalë nga Kosova drejt vendeve anëtare të BE-së”, ka njoftuar Zyra e BE-së në Prishtinë.

Nga zyra e Zhbogarit është konfirmuar për “Zërin” se ai ka pasur takime me ministren Çitaku në lidhje me rëndësinë e përmbushjes së planit të veprimit për liberalizimin e vizave dhe për ndaljen e trendit të azilkërkuesve nga Kosova.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh