Reperi Genc Prelvukaj dhe këngëtarja Eni Koçi janë përfolur shumë herë për një lidhje mes tyre, por asgjë nuk është pranuar në publik. Pavarësisht kësaj, dyshja takohen pa asnjë lloj problemi edhe në vende që vizitohen nga shumë njerëz.
Mbrëmjen e kaluar, Eni festoi 22-vjetorin e saj dhe në festën e përgatitur nga miqtë e saj, genci nuk shihej asgjëkundi. Për një çast menduam se lidhja e tyre ishte lënë pas. Por ditën e sotme, 'Gazeta Ekspress' ka publikuar një foto ku çifti shihet duke darkur në një nga restorantet e kryeqytetit. Fotoja është shkrepur pak orë përpara festës surprizë që i përgatitën këngëtares.
(Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi duke darkuar)