TIRANË- Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të shtojë numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2014.
Sipas vendimit të ndryshuar, i miratuar sot nga qeveria "numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2014, në njësitë e qeverisjes qendrore është 911 veta. Vendimi i ndryshuar detajon ndarjen e shtesës prej 4 punonjësish, për Ministrinë e Financave.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korrente të miratuara në buxhetin përkatës të dikasterit të financave për vitin 2014.
Në janar të këtij viti qeveria miratoi vendimin për 541 punonjës të përkohshëm në qeverisjen qendrore gjatë 2014-s, vendim, i cili ndryshoi herë pas here gjatë vitit, duke shtuar numrin e tyre. /ATSH/
/Shqiptarja.com