Shtohen rastet e divorceve në Fier
shkak varfëria, bixhozi e tradhtia

Shtohen rastet e divorceve në Fier<br />shkak varfëria, bixhozi e tradhtia
Shtohet numri i divorceve në qarkun e Fierit. Në gjykatën e Fierit numri i divorceve për periudhën 10 janar-10 prill 2017, duke krahasuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.
 
Për vitin 2016 ka pasur 240 kërkesa për divorce ndërsa për 2017-n deri me 10 prill janë regjistruar 350 kërkesa për zgjidhje martese. Ndërkohë që janë shqyrtuar rreth 105 divorce.
 
Këto shifra ndarjesh  sipas avokatit Kujtim Cakrani janë marrëdhënie që nuk funksionojnë midis çiftit dhe alternative e vetme mbetet divorci. Kryesisht kërkesat për divorc janë nga çifte të cilat kanë martesa të hershme dhe me një moshë relativisht të re.
 
Sipas avokatit shkaqet e divorceve janë të shumta, shumica prej tyre si shkaktar kanë  bixhozin, por ka edhe shkaqe të tjera si: emigracioni, gjendja ekonomike, martesa në moshë të vogël dhe tradhtia bashkëshortore.

“Shkaqet e zgjidhjes së martesës janë nga më të ndryshmet, si bixhozi, emigracioni, papunësia e madhe duke bërë që nga mospërballimi i jetesës çiftet të gjejnë rrugën më të shkurtër atë të zgjidhjes së martesës. Në këto hapa që po vazhdohet ne pas disa vitesh do gjendemi në një kolaps total dhe familja është drejt degradimit”, thotë ai.
  
Por si ndikon divorci tek fëmijët? Sipas psikologes Manola Mengjezi fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë, pasi ata përjetojnë dëshpërim, agresivitet dhe probleme në shkollë.

“Të gjithë familjarët e provojnë stresin  divorcit por ata që e ndiejnë më shumë janë fëmijët ët cilët gjatë kësaj periudhe lihen pas dore duke mos marrë kujdesin e duhur nga të dy prindërit. Reagimet emocionale të fëmijëve janë të shumta, ata shprehin ankth dhe jo pak herë izolim social çka do të thotë që prindërit duhet të kujdesen maksimalisht  duke minimizuar stresin e tyre duke bashkëpunuar që të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre”, tha ajo.
 
Po këta fëmijë, kur të rritën kanë predispozita të përjetojnë të njëjtën gjë, duke qenë se ndarja për ta bëhet në një rutinë dhe si zgjidhje të parë në çift ata gjejnë ndarjen, pa u munduar të gjejnë një rrugë të mesme për një kompromis bashkëshortor.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë