Shtohen rastet e gripit,
rreth 16 mijë të prekur në javë

Shtohen rastet e gripit,<br />rreth 16 mijë të prekur në javë
Specialistët e Shëndetit Publik konfirmojnë rreth 16 mijë raste në javë me infeksione respiratore dhe qarkullim të dy viruseve të gripit, por gjithsesi e konsiderojnë si sëmundje të sezonit.
 
“Numri i rasteve shkon në 16 mijë të tilla në javë. Kemi një rritje të infeksioneve respiratore dhe më e rëndësishme është rritja e numrit të rasteve të konfirmuara me grip. Llojet e viruseve që qarkullojnë janë AH3N2 dhe AH1NAHDM”, thotë Silva Bino.
 
Kjo e fundit bën thirrje për mos neglizhim të simptomave të gripit si kollë e shpeshtë, marrje fryme apo temperaturë e lartë, pasi sipas saj gripi shkakton komplikacione të rënda deri në humbje jete.
 
Gjithsej në vend janë konfirmuar 111 raste të rënda.
 
Mjekët infeksionistë thonë se bërja e vaksinës antigrip këtë sezon ka qenë në nivele të ulëta ndaj kemi dhe rritje të rasteve me grip. Në qendrat shëndetësore të vendit është duke  u shpërndarë një sasi tamiflu, e cila do të përdoret për raste të rënda të cilat vlerësohen nga mjeku i familjes.

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s