Dielli është një ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e kancerit të lëkurës dhe rrezikon më së tepërmi personat me një numër të shumtë nishanesh. Dermatologia Eva Jorgaqi në QSUT, tha për Report Tv se është rritur numri i personave që janë paraqitur ne repartin e dermatologjisë pas sezonit veror, ku vetëm këtë muaj janë shënuar tre raste me melanomë.
"Numri i pacientëve që vijnë me probleme me kancerin e lëkurës në fund të sezonit është shtuar, në fund të muajit kemi pasur tre raste, por edhe raste me forma të tjera që vijnë në spital".
Kujdesi ndaj nishaneve dhe ndaj diellit nuk duhet vetëm në sezonin veror, por dermatologia rekomandon që të vazhdohet dhe gjatë dimrit. "Gjatë dimrit pjesë e ekspozuara duhet të lyhen me krem dhe duhet të vijojnë kontrollet sipas këshillave të mjekut për personat që kanë një numër të përcaktuar nishanesh".
Përveç diellit ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë tek shfaqja e kancerit të lëkurës, si faktorët gjenetik dhe ato ambiental. Parfumi një ndër aksesorët e përdorshëm gjatë gjithë vitit, mund të ndikojë si një faktor që rrit rrezikun në shfaqjen e kancerit të lëkurës, ndaj mjekja rekomandon përdorimin në sasi të vogla.
"Parfumi nuk duhet të ekzagjërohet, duhet të përdoret në sasi të vogla. Kur e kalojnë sasinë e duhur krijojnë probleme për lëkurën, mund të krijojë që nga problemet e vogla deri në acarimin e nishaneve" tha ajo.
Përsa i përket djegies së nishaneve, ato duhen bërë vetëm pas ekzaminimit të mjekut dhe rekomandimit të tij. Mjekët rekomandojnë se nëse vërehen ndryshime në nishane, paraqitja sa më shpejt tek dermatologu sjell rezultate pozitive në trajtim.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63%
-
Të gabuar
25.1%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje
9 Janar, 12:34
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor 2024, 11:49