Shtohen rastet me HIV
deri më tani 70 të preku

Shtohen rastet me HIV <br />deri më tani 70 të preku
Shtohen rastet me HIV-AIDS, sifiliz dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme. Edhe pse nuk është mbyllur viti, numri i rasteve të reja me virusin HIV rezulton të jetë 70, në një kohë që gjatë gjithë 2011-ës janë shënuar 65 raste.

"Kryesisht rruga e marrjes është rruga heteroseksuale, në 84% të rasteve, 9% të rasteve janë homo dhe biseksual dhe 4% është nga nëna tek fëmija. Vetëm 1 % është nga persona që përdorin drogë", - ka shpjeguar në ditën e dytë të panairit të shëndetësisë, Halil Stana, specialist në Autoritetin Shëndetësor Rajonal. Shqetësim tjetër sipas mjekëve janë dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme, ku rikthimi i sifilizit është një tjetër problem, që duhet të jetë në vëmendje të popullatës.


Këto sëmundje janë pa shenja dhe specialistët thonë se çdo person që dyshon se nuk ka një jetë të rregullt seksuale duhet të testohet. "Në ASHR bëhet testim vullnetar për HIV, Hepatitin B, C dhe Sifilizin. Aktualisht, gjatë këtij viti janë bërë rreth 1226 analiza të tilla, nuk na ka rezultuar njeri me HIV pozitiv, na kanë rezultuar me sifiliz, 4 raste dhe me hepatit B 19 raste", - thotë më tej Stana.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë